UEFA jep vendimin për Skënderbeun, reagon zyrtarisht ekipi korçar [FOTO]

Komisioni i Apelit të Uefa-s la në fuqi përjashtimin për 10 vjet të klubit të Skënderbeut duke konfirmuar vendimin e Disiplinorit të këtij organi marr pak javë më parë. Ashtu siç ishtë bërë e ditur dhe nga vetë klubi i Skënderbeut që më parë nuk pritej të kishte asnjë ndryshim me vendimin pararendës duke qenë se të dyja organet janë pjesë e qeverisë së futbollit europian. Në Apel, klubi i Skënderbeut paraqiti argumentat dhe provat e tij në seancën dëgjimore që u zhvillua me datë 26 prill 2018 por pavarësisht kësaj nuk pati asnjë ndryshim në masën ndëshkimore ndaj klubit korçar sa i përket dënimit për trukim ndeshje.

Klubi korçar reagoi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e tij në Facebook duke theksuar dhe njëherë se nuk priste një vendim të ndryshëm nga Apeli dhe se brenda afateve ligjore do të paraqesë ankim në KAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Në deklaratën e tij klubi i Skënderbeut është i drejtpërdrejtë duke evidentuar faktion se Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.Klubi korçar është i sigurtë në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubi dhe për këtë do të ndiqen të gjitha rrugët e mundshme ligjore.

Deklaratë për shtyp!

Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.

Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.

KF Skënderbeu bën me dije se, brenda afateve ligjore, do të paraqesë ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajësinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për Shtyp

KF Skënderbeu

SKENDR.png

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne