Uejn Runi bëhet i dyti lojtar në historinë e Premier Ligës që arrin 200 golat

Uejn Runi arriti në kuotën e 200 golave në Premier Ligën angleze. Sulmuesi e shënoi golin historik me fanelën e Evertonit, në përballjen ndaj Mançester Sitit

Vetëm një emër është mbi të në këtë renditje.
Uejn Runi u bë I dyti lojtar në historinë e Premier Ligës që arrin kuotën e 200 golave.
Sulmuesi i Anglisë, tashmë me fanelën e Evertonit, e realizoi rrjetën historinë në minutën e 35-të, në përballjen ndaj Mançester Sitit.
Lumturi e veçantë jo vetëm për “gurim kilometrik”, nëse mund ta quajmë kështu, por edhe sepse ky ishte goli I parë në kampionat që nga rikthimi tek Evertoni, dhe po ashtu u shënua ndaj Sitit, rivalit më të madh të tij kur ishte tek Mançester Junajtid.
Jo më kot, pas ndeshjes tha se gjysma e kuqe e Mançesterit duhet të jetë kënaqur shumë me këtë rrjetë.
Vetëm Alan Shirer, tashmë i pensionuar, mund të mburret se ka më shumë gola në Premier sesa Runi, plot 260, dhe do të jetë e vështirë që 31-vjeçari ta mbërrijë.
Ndër lojtarët aktivë, shifrën 200 gola kanë shanse ta mbërrijnë yje të tillë si 24-vjeçari i Totenhemit, Harri Kejn, dhe po 24-vjeçari Romelu Lukaku I Mançester Junajtidit.
Gjithsesi, flitet vetë, për rekordin e Premier Ligës krijuar në 1992, pasi rekordi i gjithë historisë së kampionatit anglez, që nga viti 1888, është me 357 gola dhe mbahet nga sulmuesi legjendar I Anglisë dhe I Totenhemit, Xhimi Grivs.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne