Bota

UFO mbi bazën ushtarake amerikane?

Në shtetin e Ohajos, afër një baze ushtarake, është parë një disk fluturues në formë trekëndëshi dhe dëshmitarët e kanë filmuar atë.

E përditshmja amerikane Express raporton se kohët e fundit në qiellin e këtij rajoni shpesh janë parë objekte të shkëlqyera e të çuditshme në qiell. Një individ ka publikuar në rrjetet sociale një filmim ku tregohet një UFO trekëndor që fluturon mbi një bazë ushtarake amerikane. Ai vuri në dukje se “ky objekt u rrotullua të paktën tre herë rreth zonës”, ndërsa shikimi në këtë objekt UFO trekëndësh ishte shumë i vështirë për shkak të dritës së shkëlqyer dhe anormale. Shumë rrjete informative e kanë lidhur shfaqjen e këtij objekti me qeniet aliene ose eksperimentet në bazën ushtarake amerikane. Disa shprehën besim se, duke pasur parasysh formën dhe dritat, dëshmitarët kishin arritur të regjistrojnë një dron spiun legjendar dhe strategjik amerikan TR 3B të aftë për të kryer fluturime nën-orbitale me shpejtësi supersonike./ PT