Bashkia e Tiranës po shqyrton rritjen e çmimit të ujit, sipas një vendimi, që do ti propozohet Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, ditën e mërkurë. Sipas relacionit, për familjarët propozohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3.
Për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3. Ne relacionin e bashkisë theksohet se shoqëria është e angazhuar për të bërë investimet e nevojshme për rritjen e përqindjes së lidhjeve me ujëmatës në pesë vitet e Planit të Biznesit, në mënyrë që të rrisë lidhjet në ujëmatësa, në zonën e re të shërbimit të UK Tiranës për konsumatorët familjarë në fund të vitit 2021, dhe në 100% lidhje me ujëmatës për entet private dhe institucionet buxhetore deri në fund të vitit 2018.
Rritja e çmimit propozohet në një kohë që Ujësjellës-Kanalizime Tiranë rezulton një nga kompanitë më fitimprurëse dhe rentabël në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime, në vitin 2016 ishin 2.95 miliardë lekë (21.5 milionë euro). Konsumatorët familjarë sjellin gati gjysmën e të ardhurave të Ujësjellësit.
Vkm e shtatorit 2016 caktonte çmimin 5 lekë për metër kub si tarifë për ndërmarjet që tregëtojnë ujin
Ka një Vendim të Këshillit të Ministrave, që rregullon pagesat nga bizneset, të cilat merren me shfrytëzimin për qëllime fitimi (tregu) të ujërave nëntokësore dhe mbitokësore.
VKM-ja përcakton tarifat që duhet t’i paguajnë, për çdo metër kub të shfrytëzuar, ndërmarrjet e sektorit në fjalë shtetit, që është pronar me Kushtetutë i pasurive natyrore.
VKM-ja e fundit është mjaft e freskët, ajo i përket qeverisë aktuale dhe tarifat e përcaktuara mbajnë datën 21 shtator 2016, fiks 10 muaj më parë. Të bëjnë përshtypje dy gjëra në këtë VKM.
Aty tarifat përcaktohen në vetëm dy grupe: tokësorë dhe nëntokësorë. Pra, asnjë tarifim plus për ndonjë burim me aftësi të veçanta minerale nuk duket në këtë Vendim.
Besojmë se asnjë vend i botës nuk do ta bënte një tarifim kaq bujar.
Të vijmë tek çështja e dytë, që ka lidhje edhe me problemin, i cili diskutohet sot në tarifimin në Tiranë.
Siç duket në tabelën shoqëruese të Vendimit të Këshillit të Ministrave 662, qeveria Rama ka vendosur që njësitë tregtare të prodhimit të ujit mineral dhe natyral të ambalazhuar, destinuar për pirje, të paguajnë në shtet 5 lekë për një metër kub ujë të shfrytëzuar, në rast se uji merret në sipërfaqe të tokës dhe 12.3 lekë për metër kub në rast se fjala është për ujë burimi.
Natyrisht, Ujësjellësi i Tiranës ka të drejtë me ligj të caktojë vetë tarifat e përdorimit të ujit nga klientët e vet, kontrolluar kjo edhe nga Enti Rregullator përkatës. Por, me çmimin e propozuar së fundi, prej 65 lekësh për një metër kub, tarifa për familjarët bëhet 13 herë më e lartë se ajo çka paguan një ndërmarrje e tregtimit të ujit mineral, që e merr dhe e shet më pas ujin në shishe e bidonë.
Po flasim këtu për shfrytëzimin e ujit sipërfaqësor, pasi shumica absolute e familjeve të Tiranës përdor ujin e Bovillës, që furnizohet nga një rezervuar dhe jo ujë burimi. Madje, që nuk paraqet cilësitë e duhura për t’u përdorur si ujë i pijshëm dhe tiranasit në masë preferojnë ta blejnë ujin në dyqan. Një diferencë e tillë tarifore nuk besojmë se ka një taban të besueshëm logjik…!
Enti Rregullator i Ujit në publikim të raportit vjetor 2016, vuri në dukje se kostot e punës zënë pjesën më të madhe në totalin e shpenzimeve të ndërmarrjeve. Përgjithësisht operatorët UK kanë numër të lartë .
Vendimi i këshillit të Ministrave i 2016