“Ujmani është pronë e Kosovës”, Haradinaj reagon sërish për marrëveshjen me Serbinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sërish deklarata në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Ai tha se ka parë një shqetësim te kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kur fliste për Liqenin e Ujmanit.
Haradinaj tha se Kosova është dashur ta heqë pikën për Ujmanin, pasi Serbia e hoqi pikën 10, atë për njohje reciproke.

“Nëse Serbia e hoqi pikën 10, atë të njohjes reciproke, pse Kosova nuk e hoqi pikën për Ujmanin”, u shpreh kryetari i AAK-së. Haradinaj thotë se ky version për Ujmanin nuk duhet të kënaq palën kosovare dhe as ta gëzojë. “Nuk është e vërtetë që Ujmani është pronë e ndarë, Ujmani është pronë e Kosovës”, tha ai./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne