Opinion Shqiperia

Ujqit e Natës të Putinit do vizitojnë javën tjetër Shqipërinë

GJERGJ THANASI

Grupi i famshmë i motorciklistëve rusë i quajtur “Ujqit e Natës” javën e dytë të korrikut do të vizitojë Shqipërinë duke udhëtuar me motorcikleta nga veriu në jug. Ky grup është i famshmë si për motorcikletat e veta, ashtu edhe për nacionalizmin tipik rusomadh. Grupi gëzon respektin dhe mbrojtjen e vecantë të Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, ndërsa kapoja i grupit Aleksandër Zaldostanov është mik personal dhe special i Presidentit Putin.

Vizita e grupit në Shqipëri do të kryhet me ftesë të ministres së kulturës zj. Kumbaro. Kjo vizitë në Shqipëri e këtij grupi motorciklistësh do të bëhet në kuadrin e iniciativës “Paqja 2018”. Grupi do të përshkojë me motorcikleta 8500 km duke kaluar në të tilla si Serbia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Bullgaria, Mal i ZI, Sllovenia, Polonia, Sllovakia etj.
Vizita miqësore e miqve të Putinit në Shqipëri është një tjetër tregues, që kryeministri Rama është fuqimisht i angazhuar për marëdhënie miqësore e special me Rusinë, pavarësisht gjesteve publike anti ruse, që nga embargoja për shkakun e Krimesë e deri te shpallja non grata e diplomatëve rusë në Tiranë. Kryeminsitrin Rama e lidh me Rusinë dhe qytetërimin rus jo vetëm studimi dhe diplomimi i të jatit në Leningrad (Shën Peterburg), por edhe frytet e aventuarave rinore të djaloshit shqiptar Kristaq në metropolin e atëhershëm sovjetik. Në këtë vizitë mbetet për tu parë vetëm pritja, që Ministrija e Kulturës do t,’u akordojë motorciklistëve rusë./ Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA