Qeveria ukrainase anulon 44 marrëveshje të nënshkruara me Rusinë.
Sipas lajmeve në median e Ukrainës, Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Ukrainës, Anna Gopko në mbledhjen e komisionit dha informacione në lidhje me gjendjen e marrëveshjeve të nënshkruara me Rusinë.
Gopko tha se 44 nga 451 marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy vendeve janë anuluar në mënyrë njëanëse nga Ukraina, ndërsa marrëveshjet e tjera dypalëshe janë ende në zbatim. / trt