Ukraina vret marinarin Erkan Nika

Erkan Nika (djali që shihni në foto) rezulton prej datës 27 shtator i zhdukur pa gjurmë, pasi anija turke ku punonte si inxhinier i dytë u sulmua nga një dron në Portin Novorossiysk në Rusi.

Familja e tij e vendosur prej vitit 1997 në Turqi, ku Erkani përfundoi studimet në Universitetin e Stambollit, kërkon ndihmë nga qeveria shqiptare, që të mësojë fatin e të birit, por përballet me dyer të mbyllura dhe heshtje shurdhuese.

Erkani punonte në anijen Aroyat, e cila para se të sulmohej ishte ankoruar në portin e Durrësit, vetëm 1 ditë përpara ditëlindjes së tij me 24 shtator, kur ka patur dhe komunikimin e fundit me babain e tij Rexh Nikaj.

Pas sulmit me dron në Detin e Zi, ekuipazhet shpëtuan 15 persona dhe i trasportuan në spitalin e qytetit Novorossiysk, por Erkani nuk ishte mes tyre dhe rezulton i zhdukur dhe sot./BW

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne