Ultimatumi i OFL-së, avokati: Lul Berisha s’ka çfarë pasurish të deklarojë, ia kanë sekuestruar me kohë

Pas formularit të dërguar nga OFL-ja për Lulzim Berishën ka reaguar avokati i tij Detar Hysi.

Ai thotë se klientit të tij i janë kthyer pronat që prej vitit 2007. Hysi shprehet se Lulzim Berishës i janë sekuestruar edhe më parë pasuritë nga krimet e rënda, dhe janë provuar se ato nuk janë të paligjshme.

“Klienti im nuk ka se çfarë pasurisht të deklarojë, pasi ato i janë sekuestruar dhe më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Lulzim Berisha është qytetar i lirë, dhe paguan taksa ashtu siç çdo biznesmen tjetër. Ai ka një bar kafe me qera dhe një autobot që shpërndan naftë për mjetet, pasuritë që ka e motra i janë kthyer nga Gjykata e Lartë”, është shprehur Hysi për “Fax Web”.

Avokati ka sqaruar më tej se atyre nuk iu është dorëzuar asnjë lloj dokumenti nga ana e policisë, ku të mund të bëjnë deklarimin e kërkuar.

Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa u lirua rreth katër vite më parë me kusht po nga drejtësia shqiptare. Më janar të 2015, Gjykata e Lartë rrëzoi tre dënime përjetë të anëtarëve të bandës së Durrësit dhe la në fuqi vetëm burgun përjetë të Indrit Dokles.

Sipas vendimit të gjykatës krimet e bëra nga Lulzim Berisha dhe Indrit Taullai duhet të gjykoheshin me kodin e vjetër të kohës kur dhe kanë ndodhur këto krime. Berisha u dënua me 25 vite burg.

Në 6 dhjetor të 2016-tësa, plot 10 vite pas arrestimit të tij në Maqedoni ish-kreu i Bandës së Durrësit fitoi lirinë. Berisha u lirua nga Gjykata e Durrësit në një proces larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur liri me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne