Shqiperia

Unaza e Madhe, IKMT nis sot prishjen e 16 ndërtesave

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka njoftuar se sot do të nisë aksioni për prishjen e banesave në Shkozë, në kuadër të projektit për Unazën e Madhe.

Përmes një postimi në “Facebook” IKMT ka njoftuar se sot do te shemben 16 objekte me madhësi të ndryshme.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme…”- shkruan IKMT.

OPINIONE