Unë jetoj për të treguar historinë!

Sali Rexhaj

 

Nëse dikush më gjen një punim shkencor, pas punimit kontrovers të doktoraturës, ku Justina Shiroka-Pula është autore e parë, do të marrë një shpërblim prej 100.000 eurosh.

Për më tepër, Justina ka doktoruar në vitin 1997 për të njëjtën temë si kolegët e saj, Rifat Blaku dhe Mujë Gjonbalaj, lidhur me demografinë. Kjo u bë problem në atë kohë, sepse jo vetëm që ishin të njëjtat tema, por këto tema ishin pjesë e fushës së Fakultetit të Gjeografisë. Ndërkohë, në pushkën e dr. Asllanit e dr. Hivzi Islamit, ato nuk kishin asnjë cilësi dhe ishin me bollëk plagjiat.

Se ku ka rënë Akademia që nga çlirimi i Kosovës e deri sot, e tregon vetë fakti se kryetare mund të bëhej edhe Justina Shiroka-Pula.

Sa i përket mbiemrit Shiroka, një fshat i tillë nuk është vetëm në afërsi të Shkodrës, por edhe në mes të Prizrenit dhe Therandës (Suharekës).

Për sa i përket planit tim personal, do të ndiehesha mirë që një profesor imi, bashkëkontribues dhe bashkëpartiak të jetë në krye të shtetit, ashtu siç ndodhi me Ibrahim Rugovën, Bajram Kosumin, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën.

Por jo, Justina nuk ishte profesoreshë në Fakultetin Ekonomik sepse ishte ndonjë shkencëtare si Hajrullah Gorani, Ismet Gucia, Shpresa Gashi, Nexhmi Rexha, Sherif Kuka, Valbona Begolli, Isa Mustafa apo Musa Limani… por ishte aty sepse e kishte axhën Kolë Shirokën.

dihet mirë se minatorët e futur në minierën e Trepçës, e më pas i gjithë populli, për të mbrojtur autonominë e Kosovës, përveç kërkesave të tjera, kërkuan edhe dorëheqjen e Ali Shukriut, Kolë Shirokës dhe Rrahman Morinës, të cilët kishin tradhtuar interesat e Kosovës dhe ishin rreshtuar me Millosheviqin.

Të tre ata, së bashku me Sinan Hasanin, janë varrosur në Beograd, sepse në Kosovë nuk gjetën asnjë metër tokë për varr./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne