UNICEF: 3 milionë persona në Niger kanë nevojë për ndihmë urgjente

Rreth tre milionë persona, gjysma e tyre fëmijë, në Niger kanë nevojë për ndihmë humanitare në këtë vend të Afrikës Perëndimore, bëri të ditur sot UNICEF në një deklaratë.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë gjithashtu bëri thirrje për vëmendje më të madhe për problemet e fëmijëve dhe familjeve të tyre.

“Në kontekst të burimeve të kufizuara dhe shërbimeve të kufizuara shoqërore, komunitetet që mirëpresin popullata të zhvendosura janë duke treguar një rezistencë të jashtëzakonshme dhe duke ndarë pak ato që kanë.

“Ky me të vërtetë është një shembull i shkëlqyeshëm që nigerianët po i tregojnë botës”, tha Felicite Tchibindat, përfaqësuesi i UNICEF-it, pas vizitës së tij në rajonin e prekur nga konflikti Diffa, së bashku me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe miq të Nigerit.

Në Niger ka pasur rritje të sulmeve terroriste kundër civilëve dhe ushtrisë gjatë muajve të fundit.

Sipas UNICEF-it, sulmet kundër civilëve në rajonin e Liqenit Çad penguan 263,000 persona në Diffa të kthehen në shtëpitë e tyre.

Muajin e kaluar, mbi 20 ushtarë u vranë gjatë sulmit në një kamp ushtarak afër kufirit me Malin.

Rritja e pasigurisë përgjatë kufijve me Burkina Faso dhe Mali ka detyruar 78,000 persona të arratisen nga shtëpitë e tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne