UNICEF: Në Gaza janë vrarë 5 fëmijë

Gjatë protestave paqësore që mbahen prej pesë javësh në rajonin e Gazës kanë humbur jetën pesë fëmijë, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur, tregojnë të dhënat e UNICEF-it, raporton Drejtori i zyrës së UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Geert Cappelaere, konsideron se fëmijët në Gaza meritojnë të ardhme më të mirë.

Rikujtojmë se mungesa e energjisë elektrike, karburantit, barnave dhe punonjësve mjekësorë vështirëson edhe sistemin shëndetësor. Cappelaere nënvizoi se e tërë situata vështirëson trajtimin e numrit në rritje të banorëve të plagosur në Gaza.

Ai më tej shtoi se, sipas lëndimeve fizike, janë shkaktuar trauma serioze dhe shqetësime tek të miturit në Gaza.

Cappelaere rikujtoi edhe për atë se përfaqësuesi special i UNICEF-it dje vizitoi një 14-vjeçar, të cilin e kishin plagosur forcat izraelite të sigurisë.

Palestinezët nga fundi i muajit mars mbajnë protesta masive të quajtura “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Së paku 50 palestinezë nga Rripi i Gazës janë vrarë, ndërsa më shumë se 6.000 të tjerë janë plagosur nga 30 marsi, qëkur forcat izraelite hapën zjarr ndaj demonstruesve që shënuan “Ditën e Tokës”, e cila është simboli i pushtimit izraelit.

Pritet që protestat të arrijnë kulmin më 15 maj, kur shënojnë 70-vjetorin e Nakba ose Ditës së Katastrofës, që simbolizon vuajtjet dhe dëbimin e popullit palestinezë për shkak të themelimit të shtetit izraelit në territoret palestineze. (Anadolu Agency – AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne