Unioni Botëror i Dijetarëve Islam dënoi ekzekutimin e të rinjve në Egjipt

Unioni Botëror i Dijetarëve Islam (IUMS) reagoi ashpër ndaj ekzekutimit të 9 të rinjve opozitarë të grusht shtetit në Egjipt, ndërsa bëri të ditur se janë vrarë padrejtësisht.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Unioni thuhet se është pritur me trishtim lajmi për vrasjen e 9 të rinjve të pafajshëm, të cilët u torturuan për të pranuar akuzat ndaj tyre.

Në komunikatë, ku theksohet se gjykatësit, të cilët marrin vendime të padrejta dhe mizore, janë bërë ortak në këto ekzekutime, thuhet se “Në vitin 2019 për 9 të rinj, që ishin ende në pranverën e jetës, ishte marrë vendimi për ekzekutim. Më së shumti ekzekutimet për hakmarrje politike janë bërë gjatë periudhës së këtij regjimi në historinë e Egjiptit”.

9 të pandehurit, të dënuar me dënim kapital në gjykimin për vrasjen e Kryeprokurorit Hisham Berakat, u ekzekutuan më 20 shkurt.

Gjykata Supreme e Egjiptit në nëntor 2018 miratoi vendimin me vdekje për 9 të pandehurit në rastin e atentatit ndaj Kryeprokurorit Berakat të ndërmarrë në vitin 2015. Ndërkaq të pandehurit gjatë gjykimit hodhën poshtë akuzat ndaj tyre, ndërsa thanë se deklaratat u morën me tortura./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne