Bota

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë reagon ndaj Egjiptit

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se në Egjipt po përjetohet një tagjedi e madhe dhe se bota qëndron e heshtur ndaj krimeve të kryera.

Në një deklaratë me shkrim pas njoftimit të bërë dje për vdekjen e Esam el-Erian, një nga liderët e Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) i cili ishte në burg në Egjipt, Al-Qaradaghi tha se El-Erian është bashkuar me grupin e dëshmorëve.

“Deri kur bota do të qëndrojë e heshtur ndaj krimeve të kryera të Sisit (presidenti i Egjiptit)?”, pyeti Al-Qaradaghi i cili shtoi se “Në Egjipt po përjetohet një tragjedi e madhe që nga puçi ushtarak e deri më tani dhe po ndodhë një persekutim që egjptianët nuk e kanë parë as në kohën e faraonit”.

Abdulmunim Abdulmaksud, avokati i Erian, në një deklaratë dje për AA njoftoi për vdekjen e El-Erian. A

Erian ka zhvilluar aktivitete në pozicione të ndryshme të Ihvan-it para se ushtria të konfiskonte qeverinë në vitin 2013 dhe para se presidenti i parë i zgjedhur i vendit i ndjeri Mohamed Morsi të largohej nga detyra. Ndaj Erian-it që gjykohej me akuza të ndryshme ishin dhënë disa dënime me burg të përjetshëm (25 vite) në disa gjykime të kryera ndaj tij me akuzat për “bastisje në kufirin lindor” dhe gjykimin e njohur si “Kalyub”./AA

OPINIONE

INTERVISTA