Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkon zgjidhjen e problemeve të botës myslimane dhe arabe

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë u bëri thirrje liderëve që marrin pjesë në Samitin e 29-të të Ligës Arabe, që organizohet në qytetin Zahran të Arabisë Saudite, për të zhvilluar një plan gjithëpërfshirës për të arritur në pajtim në botën arabe dhe të vendosin dialog të civilizuar për zgjidhjen e problemeve.

Unioni në mesazhin e publikuar para fillimit të samitit që do të mbahet nesër vë theksin në nevojën për të marrë përsipër përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të botës islame dhe për përgatitjen e një plani real për shpëtimin e Jerusalemit dhe Mesxhid-i Aksas.

Në mesazh, ku vihet theksi që në vend se të përkrahen armiqtë dhe aleatët, të shpenzohen miliardat dhe të humben kot burimet e vendeve për ti kënaqur ata, duhet të përkrahet rezistenca legjitime dhe e ndershme kundër Izraelit, në lidhje me forcat ushtarake të vendeve u tha: “Ushtritë myslimane dhe arabe janë formuar për të luftuar kundër armiqve, e jo për të zhvilluar luftëra brenda vendit dhe për ti shkatërruar popujt”.

Samiti i Ligës Arabe, i planifikuar për tu mbajtur në mars ishte shtyrë për 15 prill për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt.

Në Samitin e Ligës Arabe, i cili mbahet në qytetin Zahran për shkak të mundësisë së sulmeve të huthive me raketa balistike, do të mbahen 7 mbledhje, ku do të diskutohet për çështjet e Palestinës, Sirisë, Jemenit, Libisë, luftën kundër terrorit, ndërhyrjet e Iranit dhe për mosmarrëveshjet e brendshme të botës arabe./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne