Unioni i Shkrimtarëve Afrikanë, Aziatikë dhe Latino-Amerikanë mbështesin të burgosurit palestinezë

Sekretari i Unionit të Shkrimtarëve Afrikanë, Aziatikë dhe Latino-Amerikanë ka deklaruar mbështetjen dhe solidaritetin e kësaj organizate me të burgosurit palestinezë të cilët kanë hyrë në grevë urie në burgjet e regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve MEA njoftoi se Muhamed Selmavi, Sekretari i Unionit të Shkrimtarëve Afrikanë, Aziatikë dhe Latino-Amerikanë, të mërkurën me anë të një deklarate, tha se Intifada e popullit të Palestinë në burgjet e regjimit sionist është vazhdim i rrugës drejt lirisë dhe sigurisë. Muhamed Selmavi kërkoi nga organizatat e të drejtave të njeriut që të dënojnë metodat e sjelljes së regjimit sionist ndaj të burgosurve palestinezë në burgjet e këtij regjimi dhe të mbrojnë lirinë dhe qëndresën e të burgosurve palestinezë kundër sulmeve dhe agresionit të regjimit sionist. Sekretari i Unionit të Shkrimtarëve Afrikanë, Aziatikë dhe Latino-Amerikanë shtoi: “Protestat popullore në të gjithë Palestinën dhe jashtë saj, tregojnë fitoren e të burgosurve palestinezë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne