Universiteti Al-Azhar i Egjiptit: Sulmi me thikë në Francë në kundërshtim me Islamin

Universiteti Al-Azhar në Kajro ka denoncuar sulmin e sotëm me thikë në qytetin francez Nice, që la të vrarë tre persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk ka asnjë justifikim për sulme të tilla të urryera terroriste që kundërshtojnë mësimet tolerante të Islamit dhe të të gjitha feve monoteiste”, tha Shejh Ahmed el-Tayeb, imami i madh i universitetit Al-Azhar.

Në deklaratën me shkrim, El-Tayeb po ashtu paralajmëroi kundër incidenteve në rritje të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes të cilat posaçërisht synojnë besimet e njerëzve.

“Terrorizmi nuk ka fe, të gjithë muslimanët ftohen të dënojnë këtë akt kriminal që as nuk i përket Islamit dhe as Profetit paqedashës (Muhammed)”, shtoi ai.

Sot më herët, autoritetet franceze arrestuan sulmuesin që pësoi plagë të rënda nga armë zjarri dhe u transferua në spital./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne