Universiteti i Hamburgut vendos rregulla të reja mbi sjelljen pas ankesave ndaj studentëve muslimanë

Universiteti i Hamburgut ka vendosur një kod të ri të sjelljes për studentët e tij. Thuhet se kjo ka erdhur pas ankesave të shumta ndaj studentëve myslimanë te cilet kryenin lutje me zë në bibliotekë dhe krijonin shqetesim në ambjentet sanitare ku lanin duart dhe kembët.

Kodi i ri u hartua nga një filozof dhe një grup studiuesish fetarë në universitet, sipas Inside Higher Ed (IHE). Rregullat hynë në fuqi në tetor.

Sipas presidentit të Universitetit të Hamburgut, Dieter Lenzen, lëvizja erdhi pas një seri ankesash ndaj studënteve fetarë “shqetësues për jetën universitare”. Ai shtoi se “salafistët” jashtë universitetit i kishin shtyrë studentet muslimane që të veshin rroba tradicionale islame, përfshirë edhe mbulesën e fytyrës.

Kur u pyet se cili besim kishte qenë subjekt i ankesave më të shumta, Lenzen u përgjigj duke theksuar se ishin besimi i studentëve myslimanë. “Deri më sot nuk ka pasur ankesa për studentët budistë por vetëm disa për studentët e krishterë dhe më shumë për studentët muslimanë”, tha ai.

Një nga çështjet e kodit të ri është lutja. Ai ndalon “të shprehurit dhe të demonstruarit me zë të lartë të besimit”, por vë në dukje se “lutja me zë të ulët mund të jetë e pranueshme në bibliotekë”.

Ai thekson se “aktivitetet e ritualeve” duhet të jenë “jo shqetësuese ose të kryhen në dhomat e caktuara për atë qëllim”. Ai përmend një zonë të njohur si “dhoma e meditimit”, duke paralajmëruar se studentëve nuk u lejohet të veçohen aty sipas gjinisë.

Kodi paralajmëron se përdorimi i paautorizuar i objekteve dhe resurseve universitare mund të rezultojë që palët fajtore të ndalohen ose të dëbohen nga kampusi.Kodi gjithashtu ndalon larjen e këmbëve në objektet sanitare, duke vënë në dukje se veprime të tilla mund t’i bëjnë nxënësit e tjerë “të ndjehen të imponuar”. Ai paralajmëron se “presioni i motivuar fetarisht” ndaj të tjerëve në sjellje të vecanta përbën “imponim të detyruar”.

Teksti gjithashtu trajton kufizimet dietike në restorantet e kampusit. Ai thekson se mensat “rezervojnë të drejtën për të vendosur nëse do të ofrojnë ushqime në përputhje me udhëzimet dhe kufizimet fetare”, duke vënë në dukje se do të ishte “e pranueshme” nëse organizata studentore e universitetit të përfshihej në sugjerime mbi gatimet që i përshtaten rregullave të feve të ndryshme “.

Ai thekson gjithashtu se studentët që humbasin klasën për shkak të festimeve fetare do të duhet të “mbajnë përgjegjësi për pasojat”, duke shtuar se “mësuesit mund të kërkojnë që studenti në fjalë të kompensojë mundin e humbur”.

Kur është fjala për veshjet fetare, kodi thekson se studentëve u lejohet të vishen pa problem duke përfshirë edhe mbulimin e fytyrës. Megjithatë, kjo nuk do lejohet në ato raste kur konsiderohet se “pengon komunikimin e kërkuar akademik, udhëzimet ose provimet …”

Një student mysliman me emrin Akbar tha se kodi i ri është i rëndësishëm për të gjithë, jo vetëm myslimanët të kenë lirinë për të mbajtur atë që u pëlqen. “Nëse dikush do të qëndronte i zhveshur para meje, nuk do ta doja këtë pamje, por nëse duan të qendrojnë zhveshur … nuk ka rëndësi për mua”.

Një student me emrin Daniel vuri në dukje se tema e veshjes islame “është e ndryshme nga rasti në rast”, duke theksuar se studentet ndonjëherë detyrohen të veshin veshje të tilla nga burri apo babai. “Të gjithe duam të vishemi si duam vetë por jo me detyrim. Dhe kjo është e vështirë për ta ndarë, nëse detyrohen a jo,” tha ai për RT.

Veshja islame ka qenë temë e debatit intensiv në të gjithë Evropën, si me të ashtuquajturin ‘ndalim i burkës’ që hyri në fuqi në Austri. Në shtator, dhoma e sipërme e parlamentit gjerman miratoi rregulla të reja që ndalon shoferët të mbulojnë fytyrën, një masë që disa pretendojnë se padrejtësisht i drejtohet femrave muslimane. Ndërkohë, koalicioni qeverisës danez ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për një ndalim të mbulimit të plotë të fytyrës në vend./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne