Shqiperia

“Universiteti nuk është biznes”, studentët protestojnë para Kryeministrisë

Studentët e universitetit publik kanë protestuar ditën e sotme, për tarifat e larta të studimit dhe trajtimin e universitetit nga qeveria, si një biznes. Protesta e tyre ka nisur nga Korpusi i Universitetit, dhe më pas është spostuar tek Kryeministria.

Studentët i janë bashkuar grupimit, “Lëvizja për Universitetin” dhe kërkesa e tyre kryesore është ulja e tarifave universitare.

Kërkesat e studentëve:

-1) Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;

-2) Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;

3) Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;

4) Në solidaritet dhe bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kërkojmë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.

OPINIONE