Bota

Uragani Dorian arrin në kategorinë më të fuqishme

Uragani Dorian i kategorisë së pestë i cili ishte duke u afruar në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në vend të Floridës është drejtuar kah shteteve veriore amerikane.

Qendra Kombëtare Amerikane e Stuhive, ka ngritur fuqinë e uraganit Dorian në kategorinë e pestë, që është kategoria më e fuqishme e mundshme, që mund të shkaktojë nivele katastrofike të shkatërrimit.

Sipas qendrës shpejtësia e uraganit ka arritur deri në 260 kilometra në orë në drejtim perëndimor.

Ndërkohë sot pritet që uragani të godas ishujt Abacos në pjesët veriore të ishujve Bahamas, ndërsa njerëzit janë duke u dërguar në strehimore.

Sipas vlerësimeve të bëra deri më dje Dorian pritej të shënjestrojë shtetin e Floridës, ndërsa vlerësimet e fundit tregojnë se uragani ka marrë kahje drejt veriut të SHBA-ve.

Georgia dhe Karolina nën kërcënim

Uragani Dorian mund të godas shtetet e Georgias, Karolinës Jugore dhe Karolinës Veriore. Guvernatori i Karolinës Jugore, Henry McMaster, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet.

Zyrtarët njoftuan se uragani është duke u avancuar drejt veriut nga rreth 600 kilometra në lindje të Floridës. Gjithashtu zyrtarët paralajmëruan se kur Dorian do të arrijë në tokë do të lëshojë sasi të mëdha të reshjeve që mund të shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse.

Shpejtësia e uraganit sipas njoftimeve të më parshme arrinte deri në 220-240 kilometra në orë dhe ishte e kategorisë së katërt.

Nga ana tjetër presidenti amerikan Donald Trump kishte anuluar vizitën e tij që planifikonte të bëjë në Poloni dhe kaloi në kryeqytetin Washington për të ndjekur zhvillimet në lidhje me uraganin./AA

OPINIONE

INTERVISTA