Urdhër i prerë për policët, dobësohuni ose ikni nga puna!

Departamenti i një policie në Indi ka dhënë urdhër që oficerët të humbasin peshë, ose të lënë punën.

Shefi i policisë së shtetit të Karnataka-s tha për BBC se ishte i shqetësuar për rritjen e numrit të obezëve brenda personelit.

Bhaskar Rao shtoi se ai mbërriti në këtë vendim, pasi më shumë se 100 oficerë vdiqën gjatë 18 muajve të fundit për shkak të sëmundjeve të lidhura me dietën që përdornin.

Zyrtarëve të lartë të kësaj policie u është thënë të identifikojnë policët mbipeshë dhe t’i vënë ato në një rutinë ushtrimi, për t’i ndihmuar ata që të humbasin peshë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne