Urdhërndalimi për përgjimet e “Bild”, gazetari gjerman: Po shkelni Kushtetutën

Pas publikimit të 6 përgjimeve lidhur me dosjen 339/1 nga tabloidi gjerman “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi një urdhër që ndalon nxjerrjen e mëtejshme të fakteve apo të provave rreth hetimeve mbi bashkëpunimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si “Klani kriminal i Avdylajve” me zyrtarë të Partisë Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.

Ky urdhër i firmosur nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, shkaktoi një valë zëmërimi të gazetarëve, që e cilësuan si një cënim të lirisë së medias. Nuk ka munguar as reagimi i autorit të shkrimit në “Bild”, Peter Tiede, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” shkruan se urdhri i Krimeve të Rënda bie ndesh me Kushtetuën, duke shkelur nenet që garantojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit.

“Shqipëria dëshiron të ndalojë mbulimin e përgjimeve. Dhe kështu shkel nenin 22 të Kushtetutës Shqiptare.

Neni 22 1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, radios dhe televizionit janë të garantuara. 3. Ndalohet censura paraprake e një mjeti të komunikimit. 4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve radiotelevizive.

Neni 23 1. E drejta e informimit është e garantuar. 2. Secili ka të drejtën, në përputhje me ligjin, të marrë informacion në lidhje me veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore. 3. Secilit i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.”- shkruan Tiede.

 

 

Nga përgjimet del i përfshirë në mënyrë të veçantë kryebashkiaku i qytetit të Durrësit, Vangjush Dako./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne