Urdhri i Farmacistëve i kundërpërgjigjet Agjencisë Kombëtare të Barnave: Në treg nuk ka vaksina anti-grip

Urdhri i Farmacistëve ka reaguar pas deklaratës së Agjencisë Kombëtare të Barnave, sa i takon sqarimeve për deklaratat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Urdhri i Farmacistëve theksoi se është ent publik i pavarur dhe qëllim dhe mision parësor ka shëndetin e popullatës. Në lidhje me çështjen e vaksinave të gripit, Urdhri i qëndron deklaratës së bërë se vetëm 9500 vaksina janë pajisur me autorizim për tregun e hapur. Sipas Urdhrit, vaksina ati-grip mungon në treg.

REAGIMI I URDHRIT TË FARMACISË
Në përgjigje të reagimit të AKBPM, mbi takimin dhe temat e diskutuara me kryetarin e Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, sqarojmë si më poshtë:
Urdhri i Farmacistëve është ent publik i pavarur, qëllim dhe mision parësor ka shëndetin e popullatës.

Urdhri i Farmacistëve nuk i kërkon leje Agjencisë dhe askujt për takimet dhe aktivitetet që zhvillon, Urdhri është i hapur dhe i gatshëm të takojë e të informoje mbi problematikat e sistemit farmaceutik, çdo institucion apo individë, qofshin këta edhe drejtues partish apo organizatash.
Koha ka treguar se Urdhri i Farmacistëve nuk përdoret dhe nuk bëhet fasadë e askujt.
Në lidhje me çështjen e vaksinave të gripit, Urdhri i qëndron deklaratës së bërë se vetëm 9500 vaksina janë pajisur me autorizim për tregun e hapur.
Të PAVËRTETA janë shifrat që Agjencia deklaron, jo vetëm se në të njëjtën deklaratë një herë thonë që deri tani janë importuar 34500 dhe një herë thonë që në shtator janë importuar 70000 vaksina, por se E VËRTETA ËSHTË SE NË TREG VAKSINA NUK KA.
Nëse ka, Agjencia të na tregoje ne dhe popullatës se ku janë.
Urdhri i Farmacistëve, është i gatshëm që të debatojë institucionalisht dhe publikisht, kurdo dhe kudo, me AKBPM dhe me çdo institucion tjetër, mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me barnat dhe shërbimin farmaceutik./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne