Shqiperia Sociale

Ushqimet dhe Ujësjellësi i Tiranës rritën çmimet e shportës

Kostoja e jetesës në Shqipëri u rrit me 2 për qind në mars në krahasim me një vit më parë, ku të gjitha grupet e shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit pësuan rritje, bëri të ditur Instituti i Statistikave.

Furnizimi me ujë u shtrenjtua me 17.7 për qind në shportën kombëtare, ku përfshihet rritja me 44% e çmimit të ujit në Bashkinë Tiranë si dhe rritja me 15% në Bashkinë Durrës, ndërkohë që në bashkitë e tjera nuk ka pasur rritje të çmimeve, raporton BIRN.

Çmimet e frutave dhe zarzavateve kanë qenë në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, duke qenë faktori kryesor i rritjes së kostos së jetesës për shqiptarët. Në krahasim me vitin 2015, çmimet e zarzavateve në Shqipëri janë 62% më të larta ndërsa frutat kushtojnë 47% më shumë. Gjithashtu, çmimet e qirasë së banesave u rritën me 2.5%.

OPINIONE