Ushtarët izraelitë sulmojnë Rripin e Gazës

Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan rajonin Khan Junes në jug të Rripit të Gazës.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se si pasojë e të shtënave të forcave ushtarake të regjimit sionist në drejtim të fushave bujqësore të Khan Junes në jug të Rripit të Gazës, bujqit palestinezë janë detyruar të ndërprenë punën e tyre dhe të largohen nga fushat e tyre bujqësore. Forcat ushtarake të regjimit sionist me pretekste të ndryshme, sulmojnë rajonin e Rripit të Gazës. Sulmet e vazhdueshme të forcave të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës po kryhen në kohën kur kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të enjten ka paralajmëruar se banorët e Rripit të Gazës duke marrë parasysh gjendjen e vështirë dhe katastrofale në këtë rajon, kanë humbur shpresën e tyre për jetë. Peter Maurer në vazhdim tha se banorët e Gazës vetëm tre deri katër orë kanë energji elektrike dhe mungesa e madhe e energjisë elektrike ushtron ndikim tepër negativ në shërbimet mjekësore, ujësjellësin dhe në shërbimet e sektorëve të tjerë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne