Ushtaraku i lartë amerikan: Konfiskimi i anijes britanike ishte përgjigje reciproke dhe e parashikueshme nga ana e Iranit

Një prej funksionarëve të lartë ushtarakë të Amerikës ka deklaruar se konfiskimi i anijes britanike në ujërat e Gjirit Persik, ishte përgjigje reciproke dhe e parashikueshme e Iranit pasi forcat britanike më herët kishin konfsikuar një anije iraniane të naftës në brigjet e Gjibraltarit.

Sipas një njoftimi të Nju Jork Times, Robert Ashley, komandant i lartë informativ i ushtrisë amerikane në takimin e sigurisë Aspen në Kolorado ka thënë: konfiskimi i anijes britanike nga Irani, pas konfiskimit të anijes iraniane nga forcat angleze në Gjibraltar, ishte veprim i parashikueshëm. Dy palët edhe pse nuk kërkojnë luftë, mirëpo në të njëjtën kohë janë duke prezantuar forcën e tyre. forcat detare të Anglisë më 4 korrik kanë bllokuar dhe konfiskuar anijen iraniane të naftës të quajtur Grace 1 në brigjet e Gjibraltarit. Britania ka pretenduar se anija është konfiskuar për shkak se ka shkelur sanksionet evropiane. Ndërkohë forcat detare të gardës revolucionare ditën e premte kanë konfiskuar një anije britanike për shkak se nuk ka respektuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare të lundrimit detar, me kërkesë të organizatës së porteve dhe lundrimit në provincën Hormuzgan./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne