Ushtarët amerikanë të tërhequr nga Siria do të dërgohen në Irak

Rreth një mijë ushtarë amerikan të tërhequr nga Siria me vendim të presidentit Donald Trump, do të shkojnë në pjesën perëndimore të Irakut, njoftoi sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Mark Esper.

Në një deklaratë për mediat në avion gjatë fluturimit për në Lindjen e Mesme, Esper tha se rreth një mijë ushtarë të tërhequr nga veriu i Sirisë do të dërgohen në rajonet perëndimore të Irakut.

Ai nuk dha detaje se kur ushtarët amerikanë do të shkojnë në Irak, por shtoi se transferimi do të zgjasë me javë.

Esper deklaroi se këto trupa do ta vazhdojnë luftën kundër DEASH-it në Irak dhe do të ofrojnë mbështetje për mbrojtjen e vendit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne