Ushtarët e Indisë vrasin 2 civilë në rajonin e Xhamu Kashmirit

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët e Indisë në linjën e kontrollit në Xhamu Kashmir që ndodhet mes Pakistanit dhe Indisë, janë vrarë 2 civilë dhe është plagosur një tjetër.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit u tha se si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët e Indisë në fshatrat kufitare Hot Spring dhe Çirikot janë vrarë dy civilë dhe u plagos një tjetër.

Në mes tjerash bëhet e ditur se diplomatit indian, i cili u thirr në Ministri, iu përcoll protesta ndaj qëndrimit të Indisë për shkak të shkeljes së armëpushimi që kërcënon paqen rajonale.

India anuloi më 5 gusht nenin 370 të Kushtetutës, i cili privilegjonte Xhamunë dhe Kashmirinë prej më shumë se gjysmë shekulli, duke eliminuar strukturën e statusit special të rajonit.

Në Indi, “Drafti për Ristrukturimin e Xhamusë dhe Kashmirit”, i cili e ndan këtë rajon në dy territore të unionit, u miratua fillimisht nga dhoma e lartë e parlamentit federal “Rajya Sabha” (Kuvendi i Shteteve) dhe më pas nga dhoma e ulët e parlamentit federal “Lok Sabha” (Kuvendi Popullor).

Rezolutat e miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që nga viti 1948 nënvizojnë se Kashmiri duhet të çmilitarizohet dhe e ardhmja e tij të përcaktohet me votë popullore.

India nuk është në favor të referendumit, ndërsa Patkistani kërkon implementimin e rezolutave të OKB-së./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne