Ushtarët izraelitë arrestojnë 19 palestinezë

Ushtarët izraelitë arrestuan 19 palestinezë në Bregun Perëndimor, që mbahet i pushtuar nga Izraeli.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite pretendohet se të arrestuarit gjatë bastisjeve të bëra natën e të martës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor ishin përfshirë në akte terroriste.

Gjithashtu bëhet e ditur se palestinezët në fjalë janë dërguar në qendrën ndalimit (paraburgimit) në rajon.

Ushtria izraelite kryen shpesh bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arreston palestinezët me pretekste të ndryshme.

Pas arrestimeve që janë bërë normale në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, disa prej tyre, ndër të cilët edhe gra e fëmijë, mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite ka rreth 500 të burgosur administrativë dhe 5 mijë e 700 palestinezë, ndër të cilët janë 230 fëmijë.

Palestinezët, të cilët i ka quajtur “të burgosur administrativë”, Izraeli mund t’i ndalojë nga 1 deri në 6 muaj duke u bazuar në shërbimin informativ sekret. Nëse vendoset se i arrestuari “përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjyqtari ushtarak mund ta burgosë të arrestuarin deri në 5 vjet, edhe pse ky i fundit as që nuk ka marrë pjesë në krim./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne