Ushtarët izraelitë arrestojnë 4 gazetarë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar katër gazetarë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të okupuar.
Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë pas një bastisjeje në Ramallah në orët e mëngjesit kanë arrestuar katër gazetarë freelance të televizionit Al-Quds me qendër në Liban.

Siç mësohet, gazetarët e arrestuar janë Ala er-Rimavi, Muhammed Alvan, Kutejbe Hamdan dhe Husni Abdulxhelil.

Vëllai i gazetarit Alvan, Fatin Alvan, tha për AA se ushtarët izraelitë bastisën shtëpinë e tyre dhe konfiskuan kompjuterin dhe kamerën e vëllait të tij. Ushtarët izraelitë u kanë thënë se vëllai i tij arrestohet me pretekstin se “ka marrë para nga Hamasi”, shtoi Alvan.

Fatin Alvan i mohoi akuzat që i ngarkohen vëllait të tij, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka marrë para nga Hamasi.

Ndryshe, ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, më 9 korrik njoftoi ndalimin e aktiviteteve të kanalit palestinez Al-Quds me qendër në Liban.

Al-Quds TV, që ka zyra në Kuds, Gaza dhe Bregun Perëndimor, përmes korrsepondentëve raportonte drejtpërdrejt edhe për zhvillimet në rajonet ku jetojnë palestinezët që janë shtetas të Izraelit.

Kanali televiziv Al-Quds është themeluar në vitin 2008 në Bejrut nga ana e biznesmenëve dhe personaliteteve palestineze në diasporë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne