Ushtarët izraelitë djegin një shtëpi për argëtim në Gaza

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e momenteve kur ushtarët izraelitë dogjën shtëpinë e një familjeje palestineze për argëtim në Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës nën sulm.

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, ushtarët izraelitë i vunë zjarrin shtëpisë së një familjeje palestineze në Rafah, e cila u detyrua të migronte nga rajoni për shkak të sulmeve. Në video shihet se salloni i shtëpisë është djegur dhe një ushtar izraelit i ka vënë zjarrin dhomës së gjumit.

Në pamje shihet se një ushtar izraelit djeg një sfungjer në dhomën e të gjumit me ndihmën e deodorantit dhe një çakmak. Nuk është bërë e ditur se kur ka ndodhur ngjarja, e cila ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

Ushtria izraelite e ka kthyer Rripin e Gazës në gërmadha me sulme të vazhdueshme që nga 7 tetori 2023. Ndërsa sulmet ajrore dhe tokësore të ushtrisë në rajon vazhdojnë, ushtarët izraelitë shpesh u vënë zjarrin shtëpive palestineze.

Ushtarët izraelitë nuk hezitojnë të regjistrojnë momentet kur digjen shtëpitë palestineze dhe t’i ndajnë ato në llogaritë e tyre në rrjetet sociale./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne