Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një shkolle ku zhvillohej mësim

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një shkolle në Rripin e Gazës ndërkohë që brenda saj kishte ende mësim. Në sulm u plagos një person.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Arsimit Kombëtar në Gazë, gjatë mësimit në gjimnazin “Mehdiye Shevva” në veri të nënprefekturës Beyt Hanun, u hap zjarr nga ushtarët izraelitë.

Në deklaratë bëhet e ditur se nëpunësi Ramiz ez-Zaanin u plagos lehtë si pasojë e sulmit ndërsa nxënësit u trembën dhe i kapi paniku. Në shkollë gjithashtu pati edhe dëme të lehta materiale.

Nga ushtria izraelite nuk është bërë ende një deklaratë në lidhje me ngjarjen./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne