Ushtarët izraelitë hapin zjarr ndaj peshkatarëve palestinezë

Forcat Detare të Izraelit kanë shtënë ndaj peshkatarëve palestinezë të cilët kishin dalë për të peshkuar.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e Forcave Detare të Izraelit ndaj palestinezëve që peshkonin në brigjet e Han Junus në jug të Gazës, 2 peshkatarë palestinezë mbetën të plagosur.

Forcat e ushtrisë izraelite nuk lejojnë peshkatarët palestinezë që të peshkojnë dhe shpesh herë hapin zjarr ndaj varkave palestineze duke penguar kështu peshkimin e tyre.

Autoritetet palestineze bëjnë të ditur se kjo është një shkelje e armëpushimit të arritur ndërmjet dy palëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne