Ushtarët izraelitë ngacmojnë nxënësit myslimanë në Hebron (video)

Disa xhirime në territorin e okupuar palestinez Hebron tregojnë se ushtarët izraelitë në mënyrë rutinore po ngacmojnë mësuesit dhe nxënësit myslimanë.

Aktivistët e të drejtave thonë se ajo është pjesë e një politike shtetërore që synon t’i detyrojë palestinezët të largohen nga qyteti.

Incidentet e paraqitura në video u regjistruan në tetor dhe nëntor nga aktivistët e B’Tselem, një grup i të drejtave të njeriut me bazë në Izrael.

Inicizimet u bënë pranë shkollës fillore për djemtë “Ziad Hamuda Jaber”, ku rreth 300 nxënës vijojnë mësimet.

Objekti ndodhet në lagjen Wadi al-Nasarah të Hebronit. Rreth 50 metra nga lagja është një rrugë që çon në vendbanimin hebre të Kiryat Arba – i pari që u themelua në Hebron pasi qyteti ishte pushtuar nga Izraeli.

Një portë metalike është instaluar rreth 30 metra nga shkolla, e cila duhet të kalohet nga mësuesit dhe nxënësit.

Herë pas here, ushtarët izraelitë vendosen në portë dhe janë parë të kryejnë kërkime të rastësishme, ngacmojnë ose arrestojnë mësuesit palestinezë dhe nxënësit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne