Ushtarët izraelitë plagosën 3 palestinezë në Bejtulahim

Ushtarët izraelitë plagosën 3 palestinezë në qytetin Bejtulahim të bregut Perëndimor, që mban të pushtuar.

Sipas të informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelitë bastisën kampin e refugjatëve, Dehishe.

Ushtarët ndërhynë me gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe plumba të vërtetë ndaj të rinjve palestinezë që reaguan ndaj bastisjes.

Burimet e shëndetësisë palestineze bënë të ditur se gjatë ndërhyrjes 3 palestinezë u plagosën me plumba të vërtetë.

Ushtarët izraelitë, me pretekstin e operacioneve ndaj personave të kërkuar, bastisin shpesh herë qytezat e palestinezëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne