Ushtarët izraelitë plagosin 206 palestinezë

Në një komunikatë të shkruar, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Eshref al-Kurda thotë se në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë në kufirin lindor të Gazës janë plagosur 206 persona, në mesin e të cilëve ka edhe shumë të prekur nga gazrat.

“Nga 206 të plagosurit gjithsej, 44 janë plagosur me plumba të vërtetë, ndërsa 120 të lënduar janë dërguar në spital për mjekim”,- vijon komunikata.

Në kuadër të reagimit “Marshimi i Madh i Kthimit” palestinezët organizojnë në pesë pika të ndryshme përgjatë kufirit të Gazës protesta me emrin “E premtja e devocionit për të plagosurit”.

Me rastin e 42-vjetorit të “Ditës së Tokës” që nga 30 marsi e këtej palestinezët vazhdojnë të organizojnë në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Izraelit protesta paqësore nën emrin “Marshimi i Madh i Kthimit”.

Kurse ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë kundër popullatës civile, e cila kërkon të “kthehet në territorin nga është dëbuar si dhe heqjen e bllokadës që zbatohet padrejtësisht ndaj që Gazës që nga viti 2006”.

Ushtarët izraelitë kanë plagosur edhe fotoreporterin e agjencisë turke të lajmeve “Anadolu Agency-AA”, i cili po ndiqte protestat paqësore të palestinezëve në Rripin e Gazës pranë kufirit me Izraelin.

Fotoreporteri i AA-së u qëllua me armë zjarri në krahun e majtë dhe më pas u transportua në spitalin “Şifa” të Gazës.

Nga ana tjetër një të ri palestinez u qëllua dhe u plagos nga forcat izraelite në një postbllok afër Jerusalemit.

Burimet lokale raportojnë se një palestinez u plagos në këmbë si pasojë e zjarrit të hapur kundër tij nga policia izraelite në pikën e kontrollit në lagjen “Ebu Dejs” në lindje të Jerusalemit.

Kurse policia izraelite në një deklaratë të saj tha se policët me shërbim në postbllok qëlluan mbi një palestinez “të dyshuar” dhe pastaj e arrestuan atë për ta marrë në pyetje.

Territoret palestineze kanë mbetur të tensionuara që nga dhjetori i kaluar, kur Presidenti i ShBA-së, Donald Trump e njohu zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne