Ushtarët izraelitë plagosin 268 palestinezë në Bregun Perëndimor

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave që zhvillohen kundër njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim deri më tani janë plagosur 268 palestinezë.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se është ofruar shërbim mjekësor për 191 palestinezë që janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave në zonën Beita në rajonin Nablus.

Në deklaratë bëhet e ditur se gjatë protestës një 16-vjeçar është plagosur me plumb të vërtetë.

Ndërkohë 40 palestinezë të tjerë janë plagosur ku një pjesë e tyre janë prekur nga gazi lotsjellës gjatë protestave në zonën Kefer Kaddum.

Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë edhe ndaj protestave të zhvilluara në kampin Al-Favvar në afërsi të qytetit Khalil, duke plagosur gjithsej 37 palestinezë, 2 prej të cilëve me plumba gome.

Gjithashtu ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me gaz lotjsellës edhe ndaj protestave të zhvilluara në hyrjen veriore të qyteteve Ramallah dhe Al-Bireh. Lidhur me numrin e të plagosurve në ngjarjet e zhvilluara në këto rajone nuk janë dhënë ende të dhëna./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne