Ushtarët izraelitë plagosin 51 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve që protestuan kundër njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje u plagosën 51 persona.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, mësohet se ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj protestës e cila u zhvillua kundër njësive të vendbanimeve të paligjshme në zonën Beita në rajonin Nablus.

Në një deklaratë të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, theksohet se 44 palestinezë janë plagosur gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë me plumba të vërtetë, plumba plastikë dhe gaz lotsjellës. Në deklaratë njoftohet se një 16 vjeçar është plagosur me plumb të vërtetë, 40 të tjerë me plumba plastik dhe 3 persona duke u rrëzuar gjatë përleshjeve.

Ushtarët izraelitë gjithashtu kanë ndërhyrë edhe ndaj protestave të ngjashme në zonën Kefer Kaddum në lindje të rajonit Kalkiyah.

Në një deklaratë me shkrim nga Komiteti i Rezistencës Popullore thuhet se në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë janë plagosur 1 person me plumb të vërtetë dhe 6 të tjerë me plumba plastik.

Ndërkohë theksohet se gjatë ngjarjeve janë ndikuar nga gazi lotsjellës edhe dhjetëra persona të tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne