Ushtarët izraelitë plagosin 77 palestinezë në kufirin e Rripit të Gazës

Ushtarët izraelitë, në ndërhyrjen ndaj protestës “Marshimi i Madh” në kufirin e Rripit të Gazës plagosën 77 palestinezë, 31 prej të cilëve me plumba të vërtetë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gazë bëhet e ditur se në protestën paqësore, të zhvilluar në kufirin lindor të Gazës, ushtarët izraelitë plagosën 77 palestinezë, 31 prej tyre me plumba të vërtetë.

Në deklaratë nuk u dhanë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne