Ushtarët izraelitë plagosin të riun palestinez me flamurin turk në dorë

Gjatë ndërhyrjes ndaj palestinezëve në protesta paqësore në lindje të Gazës ushtarët izraelit qëlluan në këmbë të riun palestinez, i cili në duar mbante flamurin turk.

Bëhet e ditur se ushtarët izraelitë gjatë ndërhyrjes ndaj protestave paqësore të grave të organizuara në kuadër të aktiviteteve të “Kthimit të Madh” në kufi të Gazës, kanë përdorur municion luftarak dhe gaz, me çrast janë plagosur dhjetëra gra.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinë, Eshref Al-Kudra thuhet se “Ushtarët izraelitë gjatë ndërhyrjes ndaj grave, të cilat organizuan protesta paqësore në lindje të Gazës, kanë përdorur municion luftarak dhe një lloj gazi, përmbajtja e të cilit nuk dihet. Në këto protesta u plagosën dhe u ndikuan nga gazi dhjetëra gra palestineze”.

Në komunikatë zëdhënësi Al-Kudra në mes tjerash thotë se: “Gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë janë plagosur 134 palestinezë, shumica e të cilëve ishin gra dhe në mesin e të cilëve ndodhen edhe ata të ndikuar nga gazi”.

Ushtria izraelite gjithashtu plagosi në këmbë një të ri palestinez, i cili në dorë mbante flamurin turk në afërsi të kufirit.

Edhe pse i plagosur i riu palestinez nuk e la nga dora flamurin turk, ndërsa pas ndihmës së parë të ekipeve shëndetësore në vendin e ngjarjes, ai u transferua në autoambulancë.

Palestinezët me rastin e përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës, prej 30 marsit e këtej në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin organizojnë protesta paqësore me moton “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Ndërkaq ushtarët izraelitë ndaj popullit civil që kërkojnë të kthehen në trojet e tyre prej nga janë dëbuar (Dita e Tokës) dhe heqjen e rrethimit të Gazës, që zbatohet prej vitit 2006 e këtej, ndërhyjnë me municion luftarak./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne