Bota

Ushtarët izraelitë sulmojnë banorët e Palestinës

Burimet palestineze kanë njoftuar sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist në qytezën Kefar Kadum në lindje të Kalkalija në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Agjencia e lajmeve Kuds njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të premten kanë sulmuar banorët e qytezës Kefar Kadum të cilët ishin ngritur në protesta kundër vazhdimit të ndërtimit të kolonive sionist në territoret palestineze. Në këtë protestë merrnin pjesë edhe shumë personalitete të huaja të cilët kishin shkuar atje për tu solidarizuar me popullin e Palestinës dhe për të dënuar politikat pushtuese të regjimit sionist. Banorët e qytezës Kefar Kadum për çdo javë pas namazit të së premtes organizojnë protesta kundër politikave pushtuese të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kundër mbylljes së rrugës kryesore për banorët e këtij rajoni. Forcat ushtarake të regjimit sionist për të mbështetur kolonët sionistë në këtë rajon, 14 vite më parë kanë mbyllur rrugën kryesor të banorëve të qytezës Kafar Kadum. Forcat ushtarake të regjimit sionistë të premten gjithashtu kanë paralajmëruar banorët e një rajoni në jug të Al-Khalil so do t’i shkatërrojnë shtëpitë e tyre./ PT

OPINIONE

INTERVISTA