Ushtarët izraelitë vrasin një fëmijë palestinez

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë gjatë protestave në Rripin e Gazës u vra një fëmijë palestinez 16 vjeç.

Shumë palestinezë u bashkuan në protestat paqësore nën moton “Marshimi i Madh i Kthimit”, që organizohen çdo javë në kufirin Izrael-Gazë, pavarësisht se ato ishin shtyrë për shkak të zhvillimeve të rrezikshme në fushën e sigurisë.

Zëdhënës i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gazë, Eshref el-Kudra në deklaratën me shkrim bëri të ditur se ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj palestinezëve të mbledhur në jug të qytetit Han Junus, që ndodhet në Rripin e Gazës.

Ai tha si pasojë e ndërhyrjes ra dëshmor duke u qëlluar Fahd Muhammed Velid el-Estal (16 vjeç).

Në deklaratën e bërë më 27 nëntor nga Komiteti i Lartë Kombëtar për Thyerjen e Bllokadës dhe Marshimi i Kthimit të Madh, shkruhej: “Për shkak të zhvillimeve të rrezikshme në fushën e sigurisë dhe kërcënimeve gjithëpërfshirëse të Kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, janë shtyrë protestat e kësaj jave”.

Palestinezët, në lindje të Rripit të Gazës në kufirin me Izraelin, që nga 30 mars 2018 zhvillojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Madh i Kthimit”./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne