Ushtarët polakë zëvendësojnë trupat amerikane në Irak

Një burim i sigurisë së forcave popullore të provincës Al-Anbar njoftoi për arritjen ushtarëve polakë në bazën Ain al-Asad, rreth 180 kilometra në perëndim të Bagdadit.

“Janë rreth 150 ushtarë polakë që arritën në bazën  Ain al-Assad si pjesë e përforcimeve ushtarake të parashikuara nga Shtetet e Bashkuara për koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit”, tha burimi i cituar nga Agjencia e lajmeve Al-Maalomah. “Forcat e sigurimit të pranishme në këtë bazë nuk janë shumë të vetëdijshëm për arsyet e vendosjes së personelit ushtarak polak”, shton burimi. Dërgimi i ushtarëve polakë si pjesë e përforcimeve të koalicionit të ashtuquajtur anti-terrorist të SHBA në Irak vjen pasi të dielën Ministria e Jashtme e Polonisë shprehu në një deklaratë “shqetësimet e saj lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në Gjirin Persik”./pt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne