Ushtria amerikane do të blejë nga Izraeli sistemin e armatimit ‘Kupola e Hekurt’

Ushtria e SHBA-së njoftoi të mërkurën se po planifikon të marrë një sistem të ri të mbrojtjes ajrore të zhvilluar nga Izraeli.

Me Kupolën e Hekurt ushtria amerikane synon të plotësojë një nevojë afatshkurtër për programin e saj të aftësisë së mbrojtjes indirekte (IFPC), i cili u hartua nga SHBA për tu mbrojtur kundër raketave të ndryshme dhe avionëve pa pilot.

Sistemi do të dërgohet në ato zona ku ushtarët amerikanë nuk e plotësojnë nevojën për mbrojtje të territoreve amerikane.

“Kupola e hekurt do të vlerësohet dhe do të eksperimentohet si një sistem që aktualisht është në dispozicion për të mbrojtur anëtarët e shërbimit ushtarak të SHBA-së kundër një shumëllojshmërie të gjerë të kërcënimeve indirekte luftarake dhe kërcënimeve ajrore”, tha në një deklaratë koloneli Patrick R. Seiber.

Sistemi u zhvillua fillimisht nga kompania izraelite e mbrojtjes Rafael dhe është përdorur nga ushtria izraelite prej vitesh.

Sipas Raytheon, kompania kryesore amerikane e mbrojtjes, 10 sisteme baterish të Kupolës së Hekurt përdoren nga Izraeli dhe çdo bateri ka një distancë mbuluese prej 60 kilometrash katrorë.

“Ndërkohë që Kupola e hekurt ka qenë në përdorim operativ prej forcave ajrore izraelite që nga viti 2011 dhe është provuar efektive në luftime, duhet theksuar se ushtria amerikane do të vlerësojë një sërë opsionesh për të dhënë një zgjidhje afatgjatë për kërkesat e saj të programit IFPC”, shtoi Seiber./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne