Ushtria amerikane ka transportuar 50 tonë ar nga Siria, thotë raporti

Ushtria e SH.B.A.-së po transferon tonelata ari nga zonat e Daeshit në Siri per në SHBA, njoftuan disa raporte.

Sipas një burimi i cili foli për Agjencinë e Lajmeve të Kurdëve, forcat amerikane transferuan rreth 50 ton ar nga zonat e kapura nga terroristët e Daesh në rajonin eDeir el- Zour të Sirisë lindore dhe i dhanë një pjesë të arit të mbetur PKK-së dhe YPG-se.

Ari thuhet se u transportua nga baza ushtarake amerikane në Kobani .

Ndërkohë, 40 tonë ar ne stoli te terroristëve te Daesh ne provincat e Irakut në Mosul u morën gjithashtu nga forcat amerikane.

Burimet lokale që folën për agjencinë e lajmeve SANA pohuan se trupat zhvendosen kuti të mëdha që përmbajnë thesarin e arit te Daesh ne rajonin Hasakah Jugore.

Udhëheqësit terroristë të Daesh , të kapur nga trupat amerikane, njoftohet se kanë dhënë informacion mbi vendndodhjen e arit, tha raporti.

Kërkesa përkon me një raport nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tha se YPG e mbështetur nga SHBA ishte ne kerkim te 40 ton ari të lënë pas nga terroristët e Daesh në Deir el- Zour .

“Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) qellimishte nuk drejtoheshin ne zonat nën kontrollin e terroristëve dhe komandantëve të ISIL në Eufratin Lindor në Deir el- Zour, ndërsa po përpiqeshin te gjenin këtë thesar duke detyruar militantët e ISIL për të folur rreth vendndodhjes së saj pas dorëzimit, “tha SOHR, duke iu referuar Daeshit me  një akronim tjetër.

Ndonëse Daesh humbi shumë fortesa në Irak dhe Siri, një marrëveshje e diskutueshme midis militantëve të Daesh dhe grupeve siriane të lidhur me PKK, një grup terrorist i madh që kryen sulme në Turqi, ndihmoi në evakuimin e tyre të sigurt nga Raqqa , Siri.

SHBA ka ende rreth 2,000 trupa në Siri, shumë prej të cilëve po punojnë në bashkëpunim të ngushtë me SDF.

Pothuajse i gjithë territori në lindje të lumit Eufrat qe përfshin një të tretën e territorit të Sirisë, me përjashtim të zonës së kontrolluar nga regjimi i Asadit pranë Deir el-Zour dhe zonës së Daesh- it pranë kufirit me Irakun, kontrollohet nga SDF. SDF gjithashtu kontrollon rrethet e Manbij dhe Tabqah në bregun e djathtë të lumit./ dailysabah/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne