Ushtria amerikane po lejon terroristët e ISIS të shkojnë në Afganistan

I dërguari presidencial rus në Afganistan tha se ka indikacione se ushtria amerikane po lejon anëtarët e grupit terrorist ISIS, të cilët kanë pësuar humbje serioze në Siri dhe në Irakun fqinj, të depërtojnë në Afganistan.

“Vlen të përmendet se vetë ekstremistët dhe armët për ta, sipas të dhënave të shumta të dëshmitarëve, shpesh transferohen në territorin e Afganistanit nga helikopterët e pa identifikuar dhe pa shenja,” tha të enjten Zamir Kabulov. Kabulov shtoi: ” SHBA dhe NATO kontrollojnë plotësisht qiellin e Afganistanit, prandaj ka arsye për të besuar se ata kanë dorë në transferimin e terroristëve në Afganistan, ose të paktën, nuk i penguan këto fluturime, pavarësisht faktit se Uashingtoni dhe Brukseli e mohojnë këtë”. Nëntorin e kaluar, ish-Presidenti afgan Hamid Karzai i tha rrjetit televiziv të Katari al-Jazeera se SHBA është duke bashkëpunuar me ISIS-in në Afganistan dhe duke lejuar takfiristët të përhapen në vendin e goditur nga konflikti. “Sipas mendimit tim, nën vëzhgimin e plotë të SHBA është krijuar ISIS. Dhe për dy vjet, afganët kanë ngritur zërin për vuajtjet e tyre, por asgjë nuk është bërë, “tha Karzai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne