Ndërsa tensionet përshkallëzohen në Gjirin Persik, forcat amerikane po kthehen në Arabinë Saudite.
Për herë të parë në 16 vjet, njësitë luftarake nën US CENTCOM, komanda ushtarake për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, do të vendosen në bazën ajrore Prince Sultan, në jug të Riadit. Sipas Rai al-Youm, Arabia Saudite ka vendosur të mirëpresë forcat amerikane në tokën e saj për tu “ruajtur kundër sulmeve të paparashikueshme të lëvizjes Ansarallah në Jemen. Arabia Saudite nuk kishte pritur më ushtarë amerikanë që nga viti 2003 dhe tërheqja e këtyre të fundit në fund të pushtimit të Irakut. Ndërsa mediat saudite thonë se ky vendim është pjesë e një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak saudito-amerikan që synon lehtësimin e tensioneve rajonale duke ushtruar presion mbi Iranin, ekspertët thonë se SHBA kanë ndërmend tu kundërvihen Forcave të rezistencës në Jemen. Duke u mbështetur në burime evropiane, Rai al-Youm raporton se Rijadi ka frikë nga paaftësia e sistemeve të mbrojtjes amerikane që po luftojnë për të kapur raketat dhe dronet e Ansarallahut. Autoritetet saudite pretenduan se kishin marrë armë “të dorës së dytë”. Uashingtoni u përgjigj duke thënë se forcat saudite nuk ishin të trajnuara sa duhet për të përdorur armë si sistemet Patriot dhe se instruktorët që kryen trajnimin e tyre ushtarak ishin “pensionistë me mungesë kualifikimi”. Përveç kësaj, për Riadin, Ansarallah do të përgatisë operacione të befasishme në një kontekst të tensioneve të larta me Iranin dhe incidente të reja në rajonin e Gjirit Persik./pt