Bota

Ushtria britanike përfshihet në një skandal seksual, dalin fotot

Një skandal i madh ka përfshirë disa kazerma të ushtrisë britanike, pas qarkullimit online të disa fotove nudo të ushtareve femra dhe disa skena seksuale të ushtarëve.

Sipas Daily Star, disa anëtarë të ushtrisë britanike janë marrë në pyetje nga eprorët e tyre pas publikimit nga një faqe interneti dedikuar fotografive të shumta intime të të dashurave të tyre… I titulluar si “Shtëpia e rrugës së turpit”, portali i mbyllur, ishte një “lodër” për këto ushtarë të cilët postonin dhe shkëmbenin me njëri-tjetrin, skena pornografike të të dashurave të tyre dhe fotot e shkrepura me to gjatë momenteve intime, me apo pa të brendshme. Një skandal i tillë ka lënë një shije shumë të keqe në radhët e ushtrisë britanike por që gjithashtu mund t’i kushtojë ushtarëve edhe burgun. Prokuroria ka hapur një hetim në lidhje me këtë skandal.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e forcave britanike nuk janë prononcuar zyrtarisht, por vetëm janë mjaftuar me një denoncim të shkurtër në media duke e cilësuar këtë veprim si “një mungesë respekti për gratë” dhe duke shtuar se “reputacioni i ushtrisë sonë është prekur.” Tashmë pritet që vajzat që figurojnë me pamje në këtë portal, të paraqesin një ankesë në ditët e ardhshme, ndërsa ministria britanike e Mbrojtjes ka deklaruar se nuk do t’i mbështesë të pandehurit kur ata do të duhet të shpjegojnë veprimet e tyre në gjykatë./ opinion.al

OPINIONE

INTERVISTA