Ushtria e Azerbajxhanit çliron edhe 8 fshatra të tjerë nga pushtimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka njoftuar se ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar edhe 8 fshatra të tjerë nga pushtimi armen.

“Ushtria triumfuese e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi fshatrat Çaprand, Hacı İsaklı dhe Gosha Bulak, të rajonit Jabrayil; fshatrat Dere Giletag dhe Büyük Giletağ, të rajonit Zangilan si dhe fshatrat Işıklı, Murathanlı dhe Milanlı të rajonit Qubadli. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Malësia e Karabakut është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në një postim nga llogaria e tij në Twitter.

Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi i Armenisë qendrat e 4 qyteteve, 3 qyteza dhe rreth 190 fshatra si dhe disa lartësira strategjike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne